8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Salustro gjen punë në Serbi

Salustro-prokurorMauricio Salustro, ish shef i Prokurorisë Speciale të EULEX-it deri para pak javësh, është emëruar këshilltar kryesor i zëvendës kryeprokurorit për krime lufte në Serbi.

Emërimi i Salustros si këshilltar kryesor i Bruno Vekaricit, zëvendës kryeprokurorit për krime lufte në Beograd, duket se i ka irrituar paksa zyrtarët kosovarë.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se tani ka dyshime se për kë ka punuar Salustro gjatë kohës që shërbente në Kosovë, si një nga prokurorët më aktiv të EULEX-it.

“Unë i kam dhënë përkrahje Salustros. Normal, fjala është për përkrahje politike, pasi unë tjetër përkrahje nuk jap, por nuk i kam dhënë përkrahje që të shkojë në Beograd. Andaj, kjo më bënë të dyshoj se për kë punonte ai!?”.

Ndërkaq, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka thënë se Salustro duhet të jap përgjegjësi pasi tash ka dyshime se lëndët që i ka patur në Kosovë, ai (Salustro) i ka marrë me vete në Serbi.

Syla e Kuçi ishin pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës është shprehur edhe kundër Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte.

Kuçi ka thënë se nuk i pranon eksperimentet sa i përket çështjes së krijimit të këtij tribunali.

“Paramendojeni që pas themelimit të këtij tribunali të krijohet edhe një tribunal tjetër, që do t’i gjykonte të njëjtat vepra. Kjo do të prodhonte pasiguri juridike, prandaj nuk do t’i pranojmë eksperimentet”.

Kundër këtij tribunali është shprehur edhe aktivistja për të drejtat e njeiut, Natasha Kandic.

“Më së miri është që gjykimet për krime lufte të bëhen në Kosovë, natyrisht me kapacitete të tjera. Pajtohem që të themelohet një departament për krime lufte në Kosovë, me prokurorë e gjyqtarë ndërkombëtarë, pra ku do të duhej të merrnin pjesë proporcionalisht edhe prokurorët vendorë e ndërkombëtarë”, ka thënë Kandic, raporton Klan Kosova.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit