Pezullohen protestat kundër Mujës

protesta pars hpis se RMNë Prizren janë pezulluar protestat kundër kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, i dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe shkelje të ligjit. Organizatorët i thanë sot Koha.net se pas paraqitjes së mbrëmshme të kryeministrit Hashim Thaçi në emisionin “Rubikon” të KTV-së janë bindur se ai është “engjëlli”, mbrojtësi i Mujës, dhe se efekti i protestave do të ishte i prefekt, meqë ky s’ia prish atij.

Po ashtu u shprehen se me policinë, që ruan hyrjen në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, s’kanë asnjë problem, prandaj s’e shohin të arsyeshme të përplasen me të dhe vendosën t’i shmangen. Për pasojë, ata kanë vendosur të ndryshojnë formën e veprimit, duke organizuar debate e takime me qytetarët rreth gjendjes së krijuar në komunë nga sjelljet e papërgjegjshme të kryetarit të tyre. Njëherësh ata i kanë drejtuar thirrje Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të merret sa më shpejt me padinë e protestuesve për shkeljet e ligjit nga kryetari Ramadan Muja.

Policia edhe sot ishte para dyerve të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, e gatshme që të sigurojë objektin dhe kryetarin Muja, por meqë protestuesit qëndruan larg portave ata s’patën nevojë të ndërhyjnë.Organizatorët e protestave thanë se me kohë do të njoftojnë qytetarët për veprimet e mëtejshme./Koha .net/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit