Ndihmohen me miell banorët e lagjës “Boka” të Greiçecit të Suharekës

ndihmat-Banorët e lagjës “Boka” të Greiçecit për shkaqe të ndryshme, sidomos për mungesë të infrastruktures rrugore, jetojnë në varfëri të skajshme.

Shumë nga këto familje mezi e sigurojnë kafshatën e gojës dhe ate nga ndihmat që ua sjellë ndokush.
Nënkryetari i Komunës Rexhep Kuçi, gjatë vizitës që i bëri kësaj lagjeje, i shoqësuar edhe nga eprorë të LMT-së, ka vërejtur se banorët e këtushëm kanë nevojë për ndihmë.

Ai është interesuar dhe ka gjetë një donacion për ndihmë të momentit këtyre banorëve me miell. Ditë më herët, nga kompania “Toni” është shpërndarë falas një sasi prej 1.250 kg miell rreth 100 banorëve të Lagjës “Boka”.
Nënkryetari Kuçi ka premtuar se do të ndihmohen edhe në të ardhmën këta banorë, si dhe është shprehur se komuna do të shikojë mundësinë e zgjerimit dhe rregullimit të rrugës që lidhë këtë lagje me rrugën kryesore Suharekë – Shtime

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit