4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Vehapi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “SHL Kosova”

Vehapi nenshkrimKryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me qendrën rinore “S H L Kosova” me seli në Rahovec.
Memorandumi ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Komunës me organizatën rinore në fushën e avancimit të të drejtave të rinisë në Rahovec.

Në këtë kuadër do të bëhet edhe koordinimi i veprimeve në zbatim të strategjisë për rininë, si dhe nxitjen e të rinjve për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta.

Partneriteti parashikon përfshirjen e grupeve të ndryshme rinore në zbatimin e një komunikimi sa më intensiv, si dhe promovimin e vlerave më të mira të trevës së Rahovecit.

Gjithashtu bashkëpunimi do të fokusohet edhe në ngritjen e kapaciteteve rinore, luftimin e dukurive negative në shoqëri dhe aktivizimin e të rinjve në projekte e plane zhvillimore komunale.

Fokusi kryesor i këtij memorandumi do të jetë në punën me të rinjtë e shkollave në komunën e Rahovecit, duke synuar ngritjen e vetëdijes për veprime të organizuara në dobi të komunitetit, si dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile. Përmes këtij memorandumi planifikohet që bashkëpunimi të zgjasë tri vite.

Memorandumi ka për qëllim të bashkërendojë aktivitetet për të rinjtë, ku do të jetë e angazhuar edhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe grupet tjera rinore në komunën e Rahovecit. Për qendrën rinore “S H L Kosova” memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv i Qendrës Shkumbin Arifaj

Më Shumë

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit