2.8 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

Këngë dasme për trimërinë dhe vdekjen

Gjergj MetaTi m’re bej o pri Shijaku/dil aty ku derdhet gjaku.gjergj-meta1

Mendoj që jemi, në mos i vetmi, ndër të paktët popuj që kur bëjmë dasma këndojmë dhe kërcejmë me këngë tragjike. Ja disa shembuj. Në Shqipëri të Mesme, nga ku jam edhe vetë, në momentet kulmore të festës, pasi të gjithë pak a shumë kanë pirë, tekstet e këngëve kanë këto variante:
“Krisi pushka gjëmoi deti,
kujtojn robt se u bo qameti”
duke viju me “Bubllin te shkomi i Kavajës” me vargje si p.sh.
“Ti m’re bej o pri Shijaku
dil aty ku derdhet gjaku”.
Ato që mbajnë mend vargje më shumë ia nisin me “Çoniu djem shaloni atin” me vargje si
“T’kishe pas o nji djalë si Mema,
paç me i hy o vezirit mrena,
me ja lon oxhakun me femna,
paç me i djeg o kullat për mrena”.
Kur rakia të ketë bërë efekte të skajshme të ftuarit i thonë orkestrës: “Pushoni se do me knu i kongë daja i dhondrrit me xhajen e nuses” dhe ia nisin këngës së Myslim Pezës
“Krisi pushka o në Pazar
ata ishin o dy firar
dy firar me rroba t’zeza
ai Lom Leka e Myslim Peza”.
Ndërkohë orkestra e ka edhe një fishek të fundit:
“Dyqonxhi të plaçin sytë
vrave Fitin vetë i dytë
vet i dytë e vet i tretë
vallahi s’e deshta vete
o më shpëtoi alltia e shkretë”.
Ndërkohë të gjithëve i janë mbushur sytë me lot, sidomos të vjetërve, e i kthehen nipave duke i thënë: hajt se tani e ke radhën ti…
Por nuk mbetet më mbrapa veriu në këtë mesele. Në kulmin e dasmës, pasi janë kënduar sigurisht këngë më romantike si psh “Pijmë raki me gota t’kuqe” apo “Lum kush t’ka e mjerë kush të pa, ma çon zogun për hava”, zakonisht porositen këngë të tipit ‘Shtatë Shaljan kanë ra në Shtoj’, me vargje si p.sh.
“Marash Pali rrepte e kqyri,
Bajraktar na pshtoi veziri
kadal ktu tuk asht i biri
kadal ktu tuk asht i biri
krisi pushka e mloi tymi..”,
duke vazhduar me Këngën e Çun Mules që kulmon me fjalët:
“Nuk jam djalë për me u korite
jam Çun Mula pushkë me qitë”.
Kulmi arrihet me vallen që pastaj lë pa mend të gjithë: “Qorri i Ljazit”.
Për ta mbyllur me Jugun, sa herë që koka dhe trupi i Ali Pashës ndahen ndërmjet Stambollit dhe Janinës, është kot të hedhësh sytë te karrigia pranë teje apo përballë se janë të gjithë në valle…/Gjergj Meta /

Më Shumë

AAK-ja në Prizren prezanton programin për fuqizimin e gruas në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka prezantuar programin për fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe...

Limaj: Koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës elektorale në Prishtinë, ka thënë se është koha që ta çojnë Kosovën drejtë NATO-s. Ai...

Lajmet e Fundit