18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Matoshi: PDK, pësoi dëm kolateral nga NISMA

Limaj-KrasniqiLargimi i Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, nga Partia Demokratike e Kosovës, thuhet se i ka shkaktuar një dëm kolateral partisë në pushtet, të pakten kështu konsiderojnë njohës të çështjeve politike.
Nga ana tjetër, anëtar të PDK-së, konsiderojnë se largimi i tyre nuk është instrument që e dëmtojnë partinë e Hashim Thaçit.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se “Nisma” objektivisht synon që ta dëmtojë PDK-në duke i dhënë vetes mundësinë që të akomodohet në Kuvendin e Kosovës.

“PDK edhe zyrtarisht është e ndarë në dy fraksione, i udhehequr nga Limaj dhe Krasniqi, që objektivisht synon që ta dëmtojë PDK-në duke i dhënë mundësi vetvetes për tu akomoduar në Kuvendin e ardshëm”, ka thënë Matoshi për Indeksonline.

Sipas tij, nëse jo nismë e kalon pragun, lidershipi i saj do të jetë i kënaqur.
“Një dëm kolateral ta quaj, i ka shkaktuar me vet faktin që e ka marrë Malishevën me tendencë për tu zgjedhur edhe në zona tjera të vendit, por nuk i ka shkaktuar dëme në përmasa që do të ishin fatale për PDK-në”, ka shtuar Matoshi.

Nga ana tjetër, anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, konsideron se largimi i Limajt dhe Krasniqit nuk janë, instrument që e dëmtojnë PDK-në.
“Jo, largimi i Famir Limajt dhe Jakup Krasniqit, nuk janë instrument që e dëmtojnë Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.
Mustafa, thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të këtyre liderëve nga PDK.
“Arsyet e largimit të tyre, nuk janë të njohura për mu, nuk i di”, ka shtuar Mustafa.
Ndërkohë që drejtues të “Nisma”, shprehen optimisit për të ardhmen e kësaj partie, duke thënë se pavarësisht se ka një kohë të shkurtër që është themeluar, janë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare.

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Lajmet e Fundit