19.5 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Arifi: Kryeministër, s’ka oqean që e pastron turpin tuaj për Tribunalin

Avni ArifiAnëtari i kryesisë së AAK-s, Avni Arifi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Hashim Thaçi, duke e bërë përgjegjësin kryesor për krijimin e Tribunalit që do të gjykonte krimet e supozuara të luftës.
“Kryeministër i Kosovës, me u shpreh shqip ky Tribunal është FAQE E ZEZË HISTORIKE për Kosovën. Ju keni leju qysh para dy tri vitesh që kjo ide me zanafillë të padyshimtë në Beograd dhe në Moskë, të krijohet të zhvillohet dhe të merr përkrahjen e të gjitha diplomacive perëndimore”, ka shkruar Arifi në një postim të gjatë në Facebook.

Ai thotë se kryeministri nuk u këshilluar me asnjë parti dhe me asnjë njeri të Kosovës duke sjellë ata në pozitë që nëse nuk e votojnë këtë Tribunal e dëmtojnë të ardhmen e Kosovës, por nuk e ndalin Tribunalin.

“Ju keni dështu z. Kryeministër. Nuk e di pse keni dështu: sepse nuk keni ditë, nuk keni mujtë apo sepse preokupim kryesor keni të ardhmen tuaj personale dhe sigurimin e imunitetit për të gjitha të këqijat që ia keni bërë Kosovës në këto 16 vite. Është e qartë se këtë imunitet doni ta siguroni në kurriz të ish-shokëve tuaj luftëtar”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, më e pakta e morales dhe ndërgjegjes njerëzore është që ditën e votimit të këtij Tribunali kryeministri të jap dorëheqje.

“S’ka oqean që ju pastron prej këtij turpi dhe kësaj faqeje të zezë që ke leju me i ardh Kosovës. E di Kryeministër se kjo është një luks i madh për të kërkuar nga ju. E di që juve as që ju shkon mendja te dorëheqja. Përkundrazi, në tërë këto vite duke ju parë se si funksiononi jam i bindur se ju shpresoni se me rolin e juaj për këtë tribunal ju po i rritni shansat për të fituar Çmimin Nobel….Kryeministër po dëshmoni që përveç rritjeve të llojllojshme të pagave ju jeni edhe Jong Evropian…I lumi ai që nuk është. Të paktën do të jetoj dhe do të vdes me nder”, ka shkruar Arifi në postimin e tij në Facebook.

Më Shumë

Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP...

17 fitore, 0 humbje – Drini i Bardhë nis epokën e re në Ligën e Dytë

Sezoni 2024/25 do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të KF Drini i Bardhë, që e pa skuadrën e tyre të regjistrojë një...

Lajmet e Fundit