Një roman për jetën e Frederik Rreshpjes

Frederik RreshpjeShtëpia botuese “Saras” ka hedhur në treg romanin “Fytyra e Simurgut”, me autor Gazmend Krasniqin. Një roman kushtuar jetës së poetit Frederik Rreshpja, natyrës antikonformiste dhe talentit të jashtëzakonshëm, raporteve ikonoklaste me klishetë e ideologjisë dhe politikës, nga njëra anë, dhe jetës e krijimit, nga ana tjetër. Një trajtim i fatit të njeriut në përgjithësi dhe të poetit në veçanti.

Pas librit “Shitësi i Apokalipsit”, shkrimtari Gazmend Krasniqi vjen për lexuesin me një tjetër roman, botim i shtëpisë botuese “Saras”.

“Fytyra e Simurgut”, një roman i cili e çon në një tjetër dimension prozën e Krasniqit, me një formë e mendim ndryshe nga skemat që jemi mësuar të shohim në romanin shqip. Për të shkruar këtë rrëfim ai është frymëzuar nga jeta e poetit të njohur Frederik Rreshpja. Në libër ai quhet Marin Baina dhe bën një tjetër udhëtim, në jetën që la mëngjesin e 18 shkurtit 2006, kur mbylli sytë përgjithmonë.

“Mbase është trupëzuar diçka më shumë, se ka një homazh për të gjithë poetët e llojit, por mund të them me plot gojën se atë e ka frymëzuar një poet si Frederik Rreshpja. Kam qenë pranë tij për disa vite.”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit