Pse po e anashkalon Hashim Thaçi zëvendëskryetarin Kadri Veselin?

Kadri VeseliHashim Thaçi po bën i vetëm fushatë para-elektorale. Krah tij, gjatë javëve të fundit ka pasur vetëm asistentët; asnjë deputet, zyrtar partiak, e madje as Zëvendëskryetarin Kadri Veselin.
Kadri Veseli kishte hyrë fuqishëm në strukturat partiake dy vjet më parë. Në Kuvendin Zgjedhor, ndërkaq, kishte marrë votat maksimale nga anëtarësia dhe ishte shpërblyer me postin e Zëvendëskryetarit të PDK’së.

Dukej se Hashim Thaçi po përgatitej për të shkuar në Presidencë, ndërkaq mikut të tij, Kadri Veselit, po ia rregullonte terrenin për Kryeministri.

Por gjërat ndryshuan në zgjedhjet lokale.

Hashim Thaçi shfrytëzoi humbjen e PDK’së në Mitrovicë dhe në zonat ku kishin influencë ish-drejtuesit e Shërbimit Informativ të Kosovës në mënyrë që ta nxjerrë nga loja Kadri Veselin.

Një zyrtar i PDK’së, në kushte anonimiteti, ka thënë për Gazetën Express se pak a shumë të njëjtin model fushate pritet ta ndjek Thaçi edhe ditëve të ardhshme.

“Kryeministri është përgjegjësi kryesor i shtatë viteve të qeverisjes. Është njeriu që, ne besojmë, do të jetë Kryeministër për katër vitet e ardhshme. Kështu që është fare normale që ai ta udhëheq vetë fushatën”, ka thënë ky zyrtar i PDK’së, në kushte anonimiteti për Express.

Ngjashëm Thaçi kishte vepruar edhe në vitin 2007, kur për herë të parë në karrierën e tij i fitoi zgjedhjet. Pas zgjedhjeve, ndërkaq, i kishte shpërndarë postet ashtu siç kishte dashur, meqenëse edhe zgjedhjet i kishte fituar vetëm.

A po përpiqet ta bëj të njëjtën gjë edhe tash me Kadri Veselin?

Mbetet të shihet.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit