Nexhat Daci: Gjykata Speciale do të ndikoj pozitivisht në imazhin e Kosovës

Daci-lddIsh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka kritikuar liderët e institucioneve të Kosovës dhe deputetët se nuk kanë ditur të sillen si duhet në raport me opinionin në Kosovë sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se po të ishte deputet i këtij institucioni do të votonte pro themelimit të Gjykatës Speciale pasi, sipas tij, themelimi i kësaj gjykate ka ardhur si pasojë e dokumentit të votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Është dashur t;i themi po Gjykatës Speciale sepse është dokument i një institucioni, pjesë e të cilit Kosova lufton të jetë qe dhjetë vjet. Bindja ime ka qenë e qartë se Kosovës nuk i është dashur Gjykata Speciale, por kur është bërë dokumenti zyrtar i institucionit më të lartë të Evropës, është dashur një përgjigje adekuate”, ka thënë Davci për gazetën “Epoka e Re”.

Ai tha se kjo Gjykatë nuk do të dëmtoj imazhin e Kosovës.

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit