19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

“Hera e parë”, Shiten për 30 minuta të gjitha biletat

52744_7Janë shitur të 800 biletat për shfaqjen e së hënës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Hera e parë” që sjell në Tiranë balerinët më të njohur shqiptarë nëpër botë, ka shënuar edhe njëherë një rekord. Zyra e shtypit pranë TKOB, konfirmon që çmimet kanë qenë të njëjta si për të gjitha shfaqjet (500 lekë bileta për në sallë dhe 1000 lekë në plate).

Nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, balerinët shqiptarë ndër më të famshmit në botë, Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Erjon Kruja, Brigel Gjoka, Hektor Budlla, Leart Duraku, Rezart Stafa, Dorian Grori, e miqtë e tyre Claudia Veçhi, Beatriz Uhalte Cisneros, Alessandro Macario do të sjellin në skenë pjesët e tyre më të arrira. Shfaqja vjen në Shqipëri me mbështetjen e ministrisë së Kulturës dhe asaj të Jashtme. Ajo është një gala me repertor klasik, neoklasik, modern, kontemporan, abstrakt. Do të ketë një pjesë që interpretohet nga Erion Kruja (që punon në një kompani të madhe në Londër), ndërsa Kledi Kadiu interpreton një pjesë që Genti Doda e koreografoi enkas për këtë shfaqje, nën tingujt e kabasë.

Në të prezantohen stilet e ndryshme që balerinët kanë marrë nga çdo kompani e ambient që kanë punuar. “Hera e parë” sjell në Tiranë emra të njohur të baletit shqiptar, që interpretojnë për kompani baleti nga më prestigjiozet në botë, si “Hofesh Shechter Company”, “The Forsythe Company”, “Aterballetto”, “Balletto di Roma”, “Teatro san Carlo di Napoli”, “Compania Nacional de Danza”, “Balletto Classico Cosi Stefanescu”, “Balletto di Montecarlo”. Spektakli është ideuar nga Kledi Kadiu e Anbeta Toromani, drejtor artistik Gentian Doda. TKOB, 5 maj 2014, ora 20.00.

Më Shumë

Rrënohet një objekt në Landovicë, mori lejen për fermë të kuajve e u shndërrua në motel

Ka filluar rrënimi i objektit në Landovicë të Komunës së Prizrenit, i cili ishte pajisur me leje ndërtimore për “ranch për kalërim”, ndërsa është...

Kuvendi i Komunës së Prizrenit thërret mbledhje më 12 shtator

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më...

Lajmet e Fundit