Naser Osmani i lirë, obligohet të paraqitet në polici

naser osmaniDeputeti i LDK’së, Naser Osmani do të mbrohet në liri. Kështu ka vendosur trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Osmani obligohet vetëm të paraqitet në polici, derisa 11 zyrtarët e tjerë është aplikuar masa e arrestit shtëpiak të cilët dyshohen për rastin e Fabrikës së Armaturës FAN në Podujevë.

Avokati i Naser Osmanit, Besnik Berisha ka kumtuar vendimin e gjyqit se klienti i tij nuk do të mbahet në paraburgim.

“Ai është detyruar të lajmërohet në polici dhe praktikisht është hedhur poshtë kërkesa e Prokurorisë për paraburgim”, ka thënë avokati Berisha.
Ndryshe, Osmani e kishte cilësuar urdhrin për arrest si politik, pasi kishte thënë se gjithçka po ndodh për shkak se kishte kërkuar të mbylleshin kazinot në Kosovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva ka marrë vendim që Agim Deshishkut, pronar i fabrikës FAN, ti shqiptohet masa e paraburgimit për një muaj.

Masë si të Naser Osmanit ka marrë edhe i dyshuari tjetër Naim Avdiu, ndërsa disa të tjerëve u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit