18.8 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Prizreni përfaqëson sot Kosovën në zgjedhjen e Filmit më të mirë Europian

Prizren ura e guritSot Kosova do të votoj për herë të parë në përzgjedhjen e filmit më të mirë Europian përzgjedhur nga të rinjët e 17 qyteteve Europiane.
Aalborg (Danimarkë), Barcelon (Spanjë), Beogradi (Serbi), Bratisllava (Sllovaki), Budapesti (Hungari), Cluj-Napoka (Rumani), Erfurt (Gjermani), Izolla (Slloveni), Londër (Mbretëria e Bashkuar), Prizren (Kosovë), Riga (Latvi), Sofje (Bullgari), Stockholm (Suedi), Tbilisi (Gjeorgji), Tel Aviv (Izrael), Valeta (Maltë) dhe Wroclaw (Poloni) do t’i transmetojnë votat e tyre tek qendra në Erfurt të Gjermanisë, ku moderatori Maciej Stuhr, së bashku me zëdhënësit e jurisë nga Erfurti do të shpallin edhe filmin më të mirë Europian sipas votës së të rinjve nga Europa.

Në Prizren, në kinemanë e qytetit DokuKino, 80 të rijnë nga shkollat e mesme të Prizrenit do të shikojnë filmat, të votojnë dhe në ora 20:00 do të lidhen në live video konferencë me qytetin Erfurt në Gjermani, ku do të ndodh ceremonia e ndarjes së çmimit Young Audience Award. Rita dhe Rigoni që janë zëdhënës të jurisë nga Kosova që do ti shpallin rezultatet e votimit të jurisë së re nga Kosova, duke u lidhur drejtpërdrejt me qendrën në Erfurt të Gjermanisë. Ceremonia e votimit dhe shpalljes së filmit më të mirë Europian do të shfaqet edhe përmes ueb faqes së Akademisë Europiane të Filmit: http://yaa.europeanfilmawards.eu/ Regjisorët kosovarë: Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi dhe Ariel Shabani do t’i shikojnë filmat së bashku me të rinjtë, dhe pas çdo filmi do të organizojnë një bisedë me anëtarët e rinj të jurisë, për përshtypjet e tyre nga filmi si dhe në fund të ditës do t’i udhëzojnë ata në vlerësimin e filmave.

DokuFest është një partner i ri i Akademisë së Filmit Europian për këtë eveniment, përderisa Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari është anëtar i Akademisë Europiane të Filmit që nga qershori vitit 2013. Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare është ndihmuar edhe nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes projektit Fabrika për të Drejtat e Njeriut – bashkëpunimi ndëretnik përmes rrëfimeve vizuale. Filmi më i mirë Europian, pastaj do të shfaqet edhe për publikun në Prishtinë në kuadër të manifestimit të javës së Europës./KultPlus.com

 

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Drini i Bardhë përforcohet me sulmuesin 19-vjeçar, Hamz Fetoshi

Drini i Bardhë ka njoftuar afrimin e ri në skuadër, sulmuesin 19-vjeçar Hamz Fetoshi. Fetoshi, i cili së fundmi luante për Lirinë, ka kaluar edhe...

Lajmet e Fundit