32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Nxënësit e Prizrenit pjesë e jurisë së Akademisë Evropiane të Filmit

Nxenesit e Prizrenit ne Akademine Evropiane te FilmitPër herë të parë në Kosovë, 77 të rinj nga tri shkolla të mesme të Prizrenit bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Për organizimin e edicionit të tretë të kësaj gare Evropiane edhe në Kosovë u punua me muaj të tërë, pasi që shfaqjet e filmave, diskutimet dhe punëtoritë si dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve duhej të zhvillohej në mënyrë të sinkronizuar në 17 qytete anembanë Evropës, njoftojnë përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DOKUFEST”.

Nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe Gjimnazi “Loyola” shërbyen si juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit. Në program u shfaqën 3 filma të nominuar nga juria profesionale e Akademisë të cilat u vlerësuan nga 1,000 nxënës të shteteve pjesëmarrëse. Filmat “THE CONTEST” në regji të Martin Miehe-Renard nga Danimarka, “REGRET!” në regji të Dave Schram nga Holanda si dhe “WINDSTORM” në regji të Katja von Garnier nga Gjermania u shfaqën me 4 maj në kinemanë e qytetit “DokuKino” në Prizren, raporton KultPlus.

Në Erfurt të Gjermanisë, ku edhe ndodheshin të tre regjisorët e filmave të nominuar, pritnin pyetjet e përzgjedhura nga çdo qytet pjesëmarrës. Për ti ndihmuar nxënësit, 3 regjisorë kosovarë e kaluan tërë ditën së bashku me ta. Pas shfaqjes së çdo filmi u organizuan edhe diskutime me nxënës, për t’i ndihmuar ata në formulimin e pyetjes që do të dërgohej në Gjermani për secilin nga regjisorët e tre filmave, sqaron përmes një komunikate zyrtarja për marrëdhënie me publikun në “DokuFest”, Nita Deda.

Pas shfaqjes së filmave, juria e Prizrenit votoi për filmin më të mirë në lidhjen e drejtpërdrejt me qendrën në Erfurt të Gjermanisë, ku Rita Bekqeli dhe Rrigon Grapci kumtuan rezultatet e votimit të jurisë në Prizren.

Ashtu si Prizreni, edhe 16 qytete të tjera në Evropë i komunikuan rezultatet e votave të tyre, gjë që u mundësoi secilit pjesëmarrës të i shoh bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e ndryshme të Evropë.

Pas numërimit të votave nga 17 qytetet, Akademia Evropiane e Filmit shpalli filmin gjerman REGRET! nga Dave Schram si fitues të “Young Audience Award” për vitin 2014.

Më Shumë

Liria ndahet me Abaz Karakaçin

Liria e Prizrenit ka njoftuar ndarjen me futbollistin Abaz Karakaçi, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte...

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Lajmet e Fundit