13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Fotografë shqiptarë dhe serbë, me ekspozitë të përbashkët në veri

EuroXibition“EuroXibition” titullohet ekspozita multietnike e cila do të hapet në Mitrovicën e veriut më 10 maj.

Të shtunën në Mitrovicën veriore do zhvillohet Ekspozita Fotografike “EuroXibition”, në të cilën 10 fotografë të rijnë pesë nga Kosova dhe pesë nga Serbia, do të prezantojnë në këtë forme vendet e tyre nga perspektiva të ndryshme në rrugën drejt integrimit evropian, raporton KultPlus.

Ky grup pranuan sfidën që përmes punës së tyre artistike të thyejnë kufijtë e paragjykimeve dhe të vënë në fokus aspekte të ndryshme të shoqërive të tyre, të cilat përpiqen të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Aktiviteti do të fillojë prej orës 14:00 në ambientet e kolegjit IBCM dhe organizohet me mbështetjen e ambasadës Austriake në Prishtinë dhe Fondacionit Erste nga Vjena.

Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë për vite me radhë të këtyre të rinjve në kuadër të organizatave “Grupi Iniciative Alpbach Kosovë dhe Klubi Alpbach Beograd.

Këto dy organizata janë themeluar me iniciativë të Forumit Evropian Alpbach me seli në Austri, i cili çdo vit organizon takimet e rregullta në landin e Tirolit duke mbledhur, personalitete të shquara botërore, nobelistë e politikanë të lartë, e pjesë e së cilit ishte edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vite më parë.

Kjo ekspozitë është prezantuar në Prishtinë, Beograd, Bruksel dhe tani në Mitrovicën Veriore dhe mbështetet fuqimisht edhe nga Erhard Busek, ish-president i Forumit Evropian Alpbach dhe ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore i cili do të jetë i pranishëm dhe do të mbajë një fjalë rasti në hapjen e kësaj ngjarjeje.

Më Shumë

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit