19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Testi i arritshmërisë për klasat e nënta mbahet me 23 maj

Suhareke-testi maturesTesti i arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahet më 23 maj. Këtë vit organizohet para testit të maturës, pasi ka qenë kërkesë e shkollave dhe prindërve. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, ku do t’i nënshtrohen rreth 28 mijë nxënës. Testi ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm.

Testi i arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën se ky test do të mbahet për herë të parë para testit të maturës, pasi kjo ishte kërkesë e prindërve dhe shkollave. “Ndryshimi i datës është bërë me kërkesë të prindërve dhe shkollave për arsye se në të kaluarën testi mbahej në fund të muajit qershor dhe shumica e prindërve e humbnin një pjesë të pushimeve, duke pritur mbajtjen e testit, publikimn e rezultateve, pastaj regjistrimin ne shkollën e mesme të lartë. Kështu që këtë vit është vendosur që të jetë më 23 maj”, tha Mustafa

Mustafa, tha se në bazë të rezultatit të dëshmuar semimaturantët do të kenë mundësi t’i zgjedhin drejtimet e preferuara në shkollimin e mesëm. “Rezultatet e testit të arritshmërisë semimaturantëve ju shërbejnë për zgjedhjen e drejtimit në shkollën e mesme të lartë. U bëjmë apel DKA-ve të jenë më rigoroze në menaxhimin e testit në mënyrë që nga testi të dalin rezultate të cilat tregojnë gjendjen reale dhe njohuritë e semimaturantëve, në mënyrë që në gjimnaze dhe shkolla me elitare të pranohen nxënësit që e meritojnë më shumë”, tha Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa, vlerësoi se testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave. Qëllimi kryesor i këtij testi janë pikët e arritura, që tregojnë edhe nivelin e cilësisë së arsimit.

Më Shumë

Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 26-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, së...

Totaj i pikëlluar për vdekjen e nënës së komandant Drinit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Qamile Rexhës, nënës së heroit kombëtar, Ekrem Rexha - Komandant...

Lajmet e Fundit