Jahjaga e Maxhuni diskutuan për sigurinë gjatë zgjedhjeve

Jahjaga e MaxhuniPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, të caktuara për t’u mbajtur me 8 qershor.

Presidentja Jahjaga dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, theks të veçantë vunë në çështjen e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe garantimin e votës së lirë. Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të lira dhe të ndershme si dhe gjithëpërfshirëse dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të plotë të të gjithë mekanizmave të sigurisë në Kosovë për të garantuar një proces të qetë dhe të mirë zgjedhor.

Drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni, e njoftoi presidenten Jahjaga për të gjitha përgatitjet që po i bën Policia e
Kosovës për procesin e zgjedhjeve dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë dhe ato për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit