Penelope Cruz dhe Javier Bardem të pandashëm

Penelope Cruz dhe Javier BardemPenelope Cruz dhe Javier Bardem kanë disa vite të martuar, por ata duken sikur janë sërish në periudhën e muajit të mjaltit.

Çifti u fotografua teksa shkëmbente puthje pasionante pas një darke me miqtë e tyre në një restorant të Madridit.

Dukej se të dy aktorët nuk dëshironin të shkëputeshin për asnjë moment nga njëri-tjetri.

Ata ishin në sintoni, të veshur me xhinse dhe xhaketë lëkure teksa u fotografuan duke dalë nga restoranti.

Penelope dhe Javier filluan të takoheshin në vitin 2007 dhe në 2010-n vendosën të martoheshin.

Në 2008-n ata ishin pjesë dhe e të njëjtit kast aktorësh në filmin “Vicky Cristina Barcelona”.

Çifti ka një djalë 3 vjeç, Leonardo dhe një vajzë 9-muajshe Luna.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit