KQZ: Nuk ka afate shtesë për dorëzimin e listave

KQZ-kosoveeZyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, kanë deklaruar, se deri në orën 19:00 në KQZ, për certifikim kanë aplikuar 11 subjekte politike, një kandidat i pavarur, dy koalicione dhe katër iniciativa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar subjektet politike që të respektojnë afatin ligjor, duke thënë se nuk do të ketë afat tjetër shtesë për listat e partive.

Partia politika Aleanca Kosova e Re, gjatë ditës ka dërgua një kërkesë në KQZ për shtyrjen e afatit për dorëzimin e listave, por kjo kërkesë është refuzuar nga komisioni pas një mbledhje me anëtarët e saj.

Në mesnatë skadon afati zyrtar që partitë politike që të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 8 qershorit.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit