19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

PK-ja mbajti takimin e fundit përgatitor para zgjedhjeve

PK ne Prizren14Partia Konservatore e Kosovës mbajti takimin e fundit përgatitor me anëtarët e kryesisë dhe degët e saj në Prizren, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 8 qershor.

Në këtë mbledhje është definuar dhe përcaktuar strategjia e veprimit të Partisë Konservatore të Kosovës gjatë fushatës elektorale, janë formuar komisionet profesionale si dhe janë identifikuar vëzhguesit e saj që do të angazhohen para dhe gjatë ditës së votimit.

“Partia Konservatore e Kosovës si anëtare e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës do të angazhohet në mënyrë aktive dhe profesionale dhe do të kontribuojë në realizimin e synimeve tona të përbashkëta për zhvillim ekonomik të duhur me një vizion dhe mision të ri duke mundësuar investime konkrete dhe punësim të shtuar për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i PK-së, Munir Basha, është kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kuvendin e Kosovës në listën e përbashkët në kuadër të koalicionit me PDK-në dhe subjektet tjera politike të certifikuara pranë KQZ-së.

“Partia Konservatore e Kosovës duke u bazuar në anëtarët e saj profesionist, në përkrahjen e qytetarëve të Prizrenit dhe në angazhimin e të gjithëve për një qëllim të përbashkët për përforcimin e institucioneve demokratike, beson se është e aftë të sjellë prosperitet, ndershmëri dhe dinjitet gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës”.

“Partinë Konservatore të Kosovës në këtë mbledhje ka nderuar edhe pjesëmarrja e Irfan Fusha, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin e Kosovës”, përfundon komunikatën PK-ja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet panairi i rrushit e verës në Hardh Fest

Në kuadër të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës...

Akademi përkujtimore në nderim të Dr. Tyrhan Kosova

Në nderim të punës dhe veprës së Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog , Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren organizon një Akademi...

Lajmet e Fundit