14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kryeministër, mos i keqpërdor veteranët e UÇK-së

Jakupkrasniqi10-6Shkruan: Jakup Krasniqi

Kosova ka nevoja të shumta. E para është Shteti i së Drejtës i cili nënkupton para se gjithash sundimin e ligjit, të ligjeve të standardit të BE-së. A ka sundim të ligjit në Kosovë. Në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, në Kosovë ka sundim të Maliqit dhe Maliqi është duke abuzuar sa me vullnetin qytetarë e aq më shumë me abuzimin e institucioneve të shtetit dhe mekanizmave të tij më vital. Maliqi është duke abuzuar me çdo vlerë kombëtare, duke filluar me luftën çlirimtare e cila kur i duhej e personalizonte e ndonjë herë ishte larg fronteve të luftës?! Abuzon më organizatat e UCK-së dhe individ të saj të shumtë e sidomos më Organizatën e Veteranëve të UCK-së, e cila ashtu si ishte apo edhe ashtu si është më së paku është organizim i veteranëve të UCK-së. Ajo organizatë ishte e privatizuar nga një individ i cili nuk është duke i mbrojtur vlerat e Luftës Çlirimtare. Çështja e veteranëve të UCK-së është zgjidhur me ligj dhe nuk mund të zgjidhet me memorandume private. Nuk mund të ketë asnjë memorandum i asnjë lideri politik e as i Kryeministrit të Kosovës, vlerë mbi ligjin, nëse është e kundërta, atëherë nuk mund të themi se kemi sundim të ligjit e as shtet ligjor. E njëjta gjë mund të thuhet me Shoqatën e të verbëtëve të Kosovës, të drejtat e të cilëve janë të zgjidhura me ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës të cilin Qeveria e Thaçit nuk e ka zbatuar.

Kryeministër, mos i keqpërdor njerëzit që të dhanë pushtetin dhe i latë në mjerim, mos i keqpërdor njerëzit me nevoja të veçanta për të çilet të bie ndërmend vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe mos e keqpërdor paranë publike për mashtrime ordinere. Këto veprime të juaja zoti Kryeministër janë të pa ndershme, janë të kundërligjshme.

Askush nuk ka të drejt e as Kryeministri i Kosovës, t’i keqpërdorë shoqatat e luftës çlirimtare, pasi ato i përkasin gjithë kombit. Është fyerje për çdo të renë për liri, është fyerje për çdo invalid të luftës dhe çdo veteranë të UCK-së, për çdo veteranë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, partizimi i atyre njerëzve që i janë përkushtuar Atdheut, Lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit