11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

NISMA: Kosova më e varfëra në Evropë, Thaçi po manipulon me gjithçka

Limaj Nisma rahovecPartia e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, NISMA për Kosovën, ka reaguar pas deklaratës së Hashim Thaçit, i cili tha se Kosova është e para në rajon me rritje ekonomike.

Lexojeni të plotë reagimin e Nismës për Kosovën:

Statistikat dhe manipulimi!

Statistikat e Hashim Thaçit nuk mund ta fshehin faktin se populli shqiptar i Kosovës është populli më i varfër në Evropë!

Nëse procesi për organizimin e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 po shoqërohet me shkelje të rënda, Hashim Thaçi është kampioni i mospërfilljes së etikës demokratike e ligjore.

Uzurpuesi i funksioneve reale të Institucionit të Presidencës, diktatori i Qeverisë së Kosovës, DESPOTI i Partisë Demokratike të Kosovës, CENSURUESI i Mediave publike nuk ka të ndalur me keqpërdorimin e segmenteve jetike të shoqërisë sonë.

Skandali i fundit, që duhet të dënohet nga të gjithë, është manipulimi me kuadrin pedagogjik dhe arsimor, me policë, me doganierë, me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese…

Sa për ilustrim po përmendim faktin se në spotin televiziv “MISIONI i RI”, në mënyrë të paligjshme, nxjerr para kamerave arsimtarë, veteranë të luftës çlirimtare, policë në uniforma dhe zyrtarë të administratës shtetërore të Doganave të Kosovë që të propagandojnë “rezultatet” e Hashim Thaçit.

NISMA për Kosovën dënon instrumentalizimin e kuadrit pedagogjik dhe arsimor, veteranëve të luftës, policëve, doganierëve, gjyqtarëve dhe profesioneve tjera që duhet të mbeten jashtë çdo fushate partiake. Pa marrë parasysh arsyet e daljes në këtë spot, ne nuk jemi që të ndërmerren masa ndëshkimore kundër personave të tillë. Sepse, fundi i fundit, edhe ata janë viktima të despotizmit të Hashim Thaçit!

Një sintagmë e njohur filozofike thotë se “statistikat fshehin thelbin e gjërave”!

Mësimdhënësit dhe pedagogët e të gjitha niveleve të arsimit, veteranët e luftës çlirimtare, policët, doganierët, gjyqtarët janë të popullit dhe shtetit të Kosovës! Instrumentalizimi që Hashim Thaçi është duke u bërë institucioneve shtetërore dhe segmenteve të caktuara të shtetit, nxjerrin në shesh ambiciet e tij despotike e staliniste të identifikimit me shtetin!

Sado të përpiqet që ta zbatojë filozofinë politike se “Shteti jam UNË!” Hashim Thaçi do të dështojë, sepse ka përfunduar epoka e despotizmit dhe diktaturave në Evropë!

Më 8 qershor, SOVRANI i Kosovës, me votën e lirë do t’i tregojnë Hashim Thaçit se statistikat që mundohet t’i propagandojë nuk mund të fshehin realitetin e hidhur se arsimtarët e Kosovës, veteranët e luftës çlirimtare në Kosovë, gjyqtarët, policët, doganierët e Kosovës në krahasim me kategoritë e njëjta profesionale të shteteve të rajonit janë më të diskriminuarit. Statistikat e Hashim Thaçit nuk mund ta fshehin faktin se populli shqiptarë i Kosovës është populli më i varfër në Evropë!

Vota e popullit do t’i tregojë vendin “MISIONIT të VJETËR” që ka veshur petkun e “RI”!

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Moti sot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 22 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në...

Lajmet e Fundit