15.5 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Të gjithë për ndryshime

lideret ne fushatPartitë politike i kanë hapur fushatat elektorale me një dinamikë më të shtuar, krahasuar me ditët që pasuan shpërbërjen e parakohshme të Kuvendit të Kosovës. Të mërkurën, ato edhe zyrtarisht, kanë filluar t’i shpalosin programet me të cilat synojnë ta fitojnë besimin e qytetarëve për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme dhe për ta bërë shumicën në institucionin përfaqësues. Të gjitha, pa përjashtim, janë zotuar se me udhëheqjen e tyre, vendi do të qeveriset ndryshe.

Premtimet për punë, për zhvillim ekonomik, për rritje të mirëqenies sociale, për kthim të imazhit të shtetit, për ulje të normave të interesit bankar, ashtu sikur edhe premtimet për shpëtim të vendit nga krimi i organizuar dhe klanet e interesit kanë dominuar në paraqitjet e liderëve të gjashtë partive kryesore politike, pesë prej të cilëve synojnë postin e kryeministrit.

Më 7 qershor vendi do të hyjë në heshtje zgjedhore, në mënyrë që një ditë pas, më 8 qershor, 1. 7 milion qytetarë do të kenë mundësi për t’iu drejtuar kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Kosovës./tribuna/

Më Shumë

Kosova dhe Sllovenia ndahen pa fitues, 0:0 në Prishtinë

Kosova dhe Sllovenia përfunduan pa gola (0:0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, e zhvilluar sonte në stadiumin e Prishtinës. Takimi u karakterizua me...

Temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Moti i vranët dhe me intervale me diell, parashihet për sot. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë  4-8 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale: 13-16°C. Era do...

Lajmet e Fundit