Lumezi merr më së shumti pikë për kryeprokuror të Shtetit

Aleksandër LumeziAleksandër Lumezi ka marrë më së shumti pikë për kryeprokuror të Shtetit.

Ai i prin listës prej tetë kandidatëve në garën për kryeprokuror në konkursin e hapur. Kryeprokurori i ri pritet të emërohet pas pensionimit të Ismet Kabashit, shkruan Koha Ditore.

Lumezi aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit. Para kësaj pozite ai ka drejtuar Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës dhe Prokurorinë Komunale.

Lumezi ka marrë 78.67 pikë, pasuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, që ka mbledhur 78.17 pikë, ndërsa i treti është renditur kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku, me 76.33 pikë, shkruan koha ditore.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit