14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kosova, pjesëmarrëse në takimin e Vjenës

Enver HoxhajjKosova merr pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore që nisi në Vjenë të Austrisë.

Ka nisur në Vjenë takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore në Vjenë ku e pranishme do të jetë edhe Kosova. Pjesëmarrës janë 18 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare dhe të ftuarë të tjerë nga nivele të larta nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe një varg organizatash e institucionesh të tjera aktive në rajon, transmeton RTK.

Delegacionin e Republikës së Kosovës, e kryeson ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Në këtë konferencë të nivelit të lartë, ku pritet të marrin pjesë edhe Komisioneri Shtefan Fyle, si dhe ministrat e jashtëm të Greqisë e të Italisë, në emër të presidencës aktuale dhe të ardhshëm e BE-së, do të diskutohet në temën: “Bashkimi Evropian si projekt për paqen -Hapat e ardhshëm në Procesin e zgjerimit” si dhe për “Situatën Ekonomike në Ballkan – Sfida dhe Mundësi”.

Më Shumë

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit