27.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Xhoana, shqiptarja që po çmend amerikanët

Xhoana-modelePas Angela Martinit dhe Vildane Zenelit, Xhoana Xheneti është një tjetër shqiptare e famshme atje në Amerikë që ka sprovuar veten si valltare dhe këngëtare.

Xhoana ka një trup të hatashëm të cilin do e dëshironte secili mashkull. Ajo jeton në SHBA dhe ka shumë kohë që merret me muzikë dhe modelim.

Bukuroshja kohë më parë ka çmendur edhe kroatët, duke e krahasuar si një nga femrat më seksi, bashkë me të edhe një tjetër shqiptare – modelen Vildane Zeneli.

Nuk dihet nëse vajza e bukur ka qenë ndonjëherë në Kroaci, por nëse shkon, tashmë të gjithë do ta dëshironin një foto me të.

Është shpërngulur nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në moshë të vogël. Ka realizuar disa projekte muzikore e më pas ka punuar edhe si kërcimtare në shumë klube të njohura në Amerikë. Bën jetë luksoze me pushime në vendet më të nxehta të botës. Në një intervistë dhënë për një portal të njohur atje, Xhoana tregon rreth vetes, jetës së saj, se si është shpërngulur nga vendlindja dhe se ku e sheh veten në të ardhmen. Së bashku me intervistën përcjellim dhe disa foto të nxehta nudo të saj, të cilat nuk janë publikuar më parë.

Xhoana-modele1Çfarë do të thotë emri Xhoana dhe çfarë fshihet pas këtij emri?
Xhoana është emri im i lindjes, do të thotë se unë do të pushtoj botën dhe muzikën pop. Bëj shaka, unë kam lindur si Xhoana Xheneti që ka prejardhje turke. Vendi ku kam lindur unë, ka qenë nën okupimin turk prej 500 vitesh. Por emri im ka edhe domethënie amerikane, sepse prindërit ashtu kishin vendosur.

Nacionaliteti që i takoni?
Kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Kam lëvizur në Shtetet e Bashkuara në moshën 10-vjeçare, bashkë me nënën dhe motrën, pasi prindërit e mi ishin divorcuar kur unë isha 8 vjeçe. Ka qenë një rrugë e vështirë deri në momentin ku jam tani. Dy vajza të mitura dhe një grua e divorcuar që emigrojnë në një shtet të huaj. Unë u përshata menjëherë. Ngarkesa e fuqishme që kam pasur më ka mësuar të krijoj një karakter të fortë që të rrugëtoj me sukses…

Cili është definicioni juaj për suksesin?
Nuk është sukses nëse emri juaj valëvitet në çdo revistë të shtypit rozë. Suksesi është shumë vështirë të përshkruhet në këto kohë. Sukses për mua është sikur të performosh në Madison Square Garden. Si një artist, mbledhja e një audience të madhe, unike, merr një vizion ndryshe në karrierë, pasi këta artistë nuk harrohen asnjëherë.

Cilët kanë qenë ata njerëz që kanë shërbyer si model për ju?
Në fakt, nuk kam pasur ndonjë person që ka qenë model për mua, edhe pse jam inspiruar në muzikë duke parë MTV Europe dhe artistë si: Michael Jackson, Bowie, Freddy Mercury, The Pet Shop Boys dhe George Michael. Ata që kultivonin muzikën pop kanë qenë një lloj inspirimi për mua.

Sikur në llogarinë tënde të derdheshin 1 milion dollarë, për çfarë do i shpenzonit?
Këto janë shumë para, por besoj se do gjeja rrugën e duhur për t’i shpenzuar ato shumë lehtë. Do filloja me incizimin e një kënge të bukur dhe të shtrenjtë, më pas një pushim të bukur e të gjatë në ishujt Mauricius, për të vazhduar më pas në Paris, duke bërë shumë ‘shopping’ e më pas një ndalesë në Londër. Ndoshta do më duheshin më shumë se 1 milion?

Cili është sugjerimi juaj për artistët e rinj në industrinë e muzikës?
Të mësojnë biznesin dhe jo vetëm muzikën. Nuk duhet të largojnë nga vetja kontrollin, duhet të jenë vetvetja. Nuk duhet të bëjnë kompromise me artin dhe vetveten.

Ku e shihni veten në vitet në vazhdim?
Duke kërcyer e pushtuar botën me sharmin e kërcimit tim (qesh).

Si duket muzika e skenës lokale ku banoni?
Unë jetoj në Los Angeles dhe këtu muzika është elektrikisht e përzier, ka shumë talente nga të gjitha anët, por unë jam edhe kërcimtare, kështu që e dashuroj kërcimin.

Më Shumë

Edicioni i tretë i “Prizren Fest” hapet me dramën “Vizita” nga Shqipëria

Drama “Vizita” nga Shqipëria, me regji të Davide Iodice, ka hapur të dielën mbrëma edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient...

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Lajmet e Fundit