19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

LDK: Me sondazhe të paguara nuk fitohet besimi i qytetarëve

LDK-logo5-23E përballur nga paniku i humbjes dhe dënimi që do të pësojnë të dielën nga vota e qytetarëve, Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Hashim Thaçi, po provojnë që të manipulojnë opinionin publik me sondazhe të porositura dhe të paguara, të cilave nuk ju beson askush, madje as ata që i kanë paguar.

Sondazhi i paguar nga PDK, është anonim, nuk ka emër as mbiemër, ai ka vetëm adresën dhe ajo është Selia e PDK-së në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Sondazhi i PDK-së është lansuar një ditë pasi që LDK-ja mbajti disa tubime masovike nëpër qytete të Kosovës, prej të cilave ky pushtet po frikësohet.
Duke i humbur argumentet që të përballet me qytetarët, Thaçi dhe PDK po përdorin armën e tyre të fundit, që e kanë tradicionale, dhe ajo është përpjekja e dështuar për të manipuluar opinionin publik, se ata gjoja do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ju bën thirrje qytetarëve për maturi dhe të mos bien pre e kësaj qeveria në ikje, e cila me metoda jodemokratike përpiqet që ta ruaj pushtetin me të cilin ka abuzuar. PDK i frikësohet votës së lirë të qytetarëve dhe vullnetit të tyre për ndryshimin e një qeverie të cilës ia kanë mbyllur dyert, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe kryeqytetet perëndimore.

LDK me qetësi e pret ditën e zgjedhjeve dhe ju bën thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në zgjedhje. LDK ju bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë vendimin e sovranit në ditën e zgjedhjeve. LDK i qartëson anëtarësinë, simpatizantët dhe gjithë qytetarët, se askush nuk mund të manipulojë vullnetin e tyre. E vullnetin e sovranit tashmë e dinë të gjithë, ai është për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe listën e saj për deputetë.

Më Shumë

“Avonet” shpreh dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur ligjin në aktivitetin e prokurimit për ndriçimin publik

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka shprehur dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur dispozitat e Ligjit për prokurimin publik në tenderin për instalimin dhe...

KEDS-i njofton për punime në rrjetin elektrik në Prizren

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet në rajonin e Prizrenit 05.09.2024 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. NS 110/10kV Prizreni 3 Nga Dalja 10kV Zhupa –Stabiliment-Manasteric  do të ndërprehen nga...

Lajmet e Fundit