23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Thaçi shpallë fitoren e PDK-së

Thaci festonPak para orës 12 kreu i Partisë Demokratike të Kosovës pa pritur rezultatin preliminarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ka shpallur fitoren e ‘Misionit të Ri”. Për të parin e PDK-së, Pavarësia e Kosovës është vetëm fillimi e jo fundi.

Thaçi, nga sheshi 21, ku i është drejtuar qytetarëve, ka falënderuar ata për zgjedhje demokratike. Për këto zgjedhje, Hashim Thaçi ka falënderuar edhe ndërkombëtarët për ndihmën e dhënë.

Thaçi tha se sot vota demokratike e dëgjoi përgjigjen e qytetarëve të Kosovës.

“Sot qytetarët e Kosovës u përballen me një pyetje të thjesht por vendimtare për Kosovën, çfarë lloj shteti duhet të ndërtojmë. Dhe sonte vota demokratike e dëgjoi përgjigjen e qytetarëve të Kosovës shumë qartë. Qytetarët e Kosovës jo vetëm që e dhanë verdiktin e tyre por ushtoi në mbarë vendin, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Peja në Gjilan e gjithandej në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai para shumë qytetarëve që janë mbledhur për të festuar në sheshin 21.

Sipas Thaçit, shteti ynë është i gatshëm për të realizuar ëndrrat e mëdha.

“Ne do të ecim përpara, ne do ta zhvillojmë vendin tonë”, ka thënë ai.

Thaçi po ashtu ka shtuar se ‘Kosova duhet të jetë krenare’, pasi që sipas tij këto ishin zgjedhjet që u përqendruan në qytetarët e Kosovës, të cilët sipas tij vendosen për modelin e shtetit.

Zgjedhjet e sotme Thaçi i ka quajtur të lira, korrekte dhe fer

Më Shumë

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit