Blloku opozitar me grup të përbashkët për postin e kryeparlamentarit

KuvendiKosoves5-27Sipas rregullores, grupi më i madh parlamentar propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Për ta siguruar postin e kryetarit të Kuvendit, LDK-ja, AAK-ja e NISMA kanë vendosur të krijojnë një grup të përbashkët parlamentar.

Blloku që po synon të qeverisë Kosovën në katër vjetët e ardhshëm pretendon se qysh në fillim të seancës, kur bëhet regjistrimi i deputetëve, do të ketë më shumë sish se PDK-ja.

“Askund në Kushtetutë nuk thuhet se presidentja duhet ta thërrasë partinë ose koalicionin që ka fituar zgjedhjet për ta bërë Qeverinë. Ajo duhet ta kërkojë vetëm shumicën e nevojshme në Kuvend, e cila garanton se shteti mund të bëhet me Qeveri”, ka thënë Alexander Borg Olivier

Zyrtarët e Kuvendit nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë nëse grupet parlamentare krijohen para zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit apo pas zgjedhjes së tij./koha ditore/

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit