Sot dihet pasuria e zyrtarëve të lartë publik

Hasan PreteniAgjencia Kundër Korrupsionit sot prezanton procesin e përfundimit të procesimit të të dhënave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, si dhe hedhë shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Prezantimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, do të bëhet në një konferencë për media. Ndërkohë, sipas një njoftimi të AKK-së, nga praktikat e viteve të kaluara sivjet bazuar në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për zyrtarët lartë publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar nga ana e Agjencisë i nënshtrohen 20% -shi i numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Medalje e argjendtë për Kosovën, shkëlqen Gresa Bakraqi në Monako

Kosova ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të atletikës, pasi atletja Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të...

Lajmet e Fundit