23.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Kurti: Do të formojmë një qeveri emergjente dyvjeçare

AlbinKurti1205

(E plotësuar) Deklarimet e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në emisionin Rubikon në KTV-së japin sinjale se kjo parti do të jetë në qeveri me partitë e bllokut opozitar.

Kurt tha se janë marrë vesh që së bashku me tri partitë e bllokut opozitar të formojnë një qeveri emergjente me mandat dyvjeçar.

Kurti tha se qysh të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, kanë hasur në gatishmërinë e tri subjekteve të tjera opozitare që të bashkohen për të pamundësuar krijimin e qeverisë nga koalicioni i bashkuar me PDK-në.

“Takimet me udhëheqësit e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s kanë ndodhur të martën dhe pas këtij takimi tri subjektet politike dolën me marrëveshje. Jemi marrë vesh që të krijojmë një qeveri emergjente për një mandat dy vjeçar”, tha Kurti, duke thënë se këto tri subjekte politike, (LDK, AAK dhe NISMA), janë ngutur pak me ndarjen e posteve.

 

Kurti: Nuk jemi ftuar në bisedat për ndarjen e posteve

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se ishte VV ajo e cila kishte marrë iniciativën për të bashkuar opozitën kundër PDK-së. Por ai tha se të njëjtin mendim e kishin gjetur edhe në LDK, AAK dhe NISMA.

Ai tha se nuk kanë marrë pjesë në bisedat për ndarjet e posteve pasi mendojnë se fllimisht duhet bashkuar programet.

“Nuk jemi ftuar në bisedat për ndarjen e posteve”, tha Kurti në “Rubikon” të KTV-së.

“Mbase janë nxituar”, por ishte njësoj si “gabim në hapa”, tha Kurti.

Ndërkohë ai kritikuar liderin e PDK-së Hashim Thaçi për të cilin tha se e ka “kapur” shtetin.

Por VV, thotë Kurti ende qëndron pas kërkesave për dialog me kushte.

Më Shumë

Lajmet e Fundit