13 C
Prizren
E enjte, 27 Shkurt, 2025

Weltwoche: Thaçi deri në fund të vitit mund të dalë para Gjykatës Speciale

Thaci14-17aRevista zvicerane “Weltwoche”, e cila njihet për kursin e saj të ashpër kundër të huajve në Zvicër, në numrin e fundit ka botuar një tekst të gjatë dhe tepër kritik mbi gjendjen në Kosovë. Revista shkruan se për shkak të krimeve eventuale të luftës të kryera nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryeministri në largim Hashim Thaçi mund të nxirret para një Gjykate Speciale.
“Weltwoche” shkruan se kjo mund të ndodhë deri në fund të këtij viti, pasi parlamenti kosovar nën presionin e BE-së dhe SHBA-ve ishte i detyruar të votojë themelimin e Gjykatës Speciale. Revista citon raporte të shërbimeve sekrete, të cilat Hashim Thaçin e përshkruajnë si “bos të nëntokës së Kosovës”.

Revista thekson se përkundër faktit që pushtetarët në Prishtinë e prezantojnë Kosovën si “vend të mundësive” bruto prodhimi vendor për kokë banori është vetëm 4015 dollarë – gjë që është një e dhjeta e mesatares së Bashkimit Europian. Në krahasimin botëror Kosova sa i përket bruto prodhimit vendor gjendet në vendin e 104, pas Namibisë dhe Xhamajkës. Kosova po ashtu ka numrin më të madh të të papunëve në Europë.

E përjavshmja “Weltwoche” shkruan se para zgjedhjeve Thaçi ka premtuar 200 mijë vende të punës, por një gjë e tillë, sipas Bankës Botërore, është plotësisht jorealiste. Një përfaqësues i Bankës Botërore ka deklaruar për “Weltwoche” se mbi strategjinë e investimeve të huaja Kosova mund të flasë me BE-në vetëm pas ndërrimit të qeverisë. Revista shkruan se diaspora kosovare i shikon me indiferencë zhvillimet në Kosovë: prej 700 mijë kosovarëve të shpërndarë nëpër botë vetëm 3900 persona u paraqitën për të votuar në zgjedhje.

Më Shumë

Banorët e Landovicës kërkojnë mbylljen e deponisë

Banorët e fshatit Landovicë të Prizrenit janë të shqetësuar për ndotjen e burimeve të ujit dhe dëmeve në bujqësi, që po ua shkakton deponia...

Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Lajmet e Fundit