34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Lajmërohet “pasardhësi” i Eqrem Kryeziut

haxhi avdyli ldkNjëri nga anëtarët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili në të njëjtën kohë bën pjesë edhe në Grupin e ekspertëve të Shëndetësisë së kësaj partie, e ka çmuar lartë dorëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së, në Prizren, Eqrem Kryeziut.

Mjeku Haxhi Avdyli, i përfolur si ndër kandidatët më serioz për të marrë timonin e degës së LDK-së, ka thënë se ky akt i Kryeziut duhet të vlerësohet, ndërkohë që ka bërë thirrje për unifikim dhe mobilizim të partisë.

“Vlerësoj lart aktin e përgjegjshmërisë qytetare të një lideri dinjitoz, sic është Prof. Eqrem Kryeziu. Ky akt duhet vlerësuar nga të gjithë, edhe nga ata që nuk janë pajtuar ndonjëherë me të. Ky njeri, sidoqoftë mbetet një figurë emblematike e respektuar për kontributin e tij në ngritjen dhe mbajtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Edhe ky akt është një kontribut në të mirë të LDK-së dhe shpresojmë që kjo s’do jetë fjala e tij e fundit. Sot, LDK ne Prizren ka nevojë më shumë se kurrë për unifikim, mobilizim, dialog mes nesh, punë dhe kontribut pozitiv të secilit aktivist për një ndryshim që do shkon në të mirë të LDK-së, të qytetit dhe Kosovës”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Eqrem Kryeziu pas humbjes në zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit, dhe në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK. Kryeziu pos që ka qenë kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ka qenë edhe anëtarë i Kryesisë Qendrore të partisë. Gazeta Blic

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

Albi Shpuza zyrtarisht pjesë e Prizrenit

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Albi Shpuza, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër si përforcim për edicionin e ri. “Nga talentet më të spikatura...

Lajmet e Fundit