11 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Veliu: LDK-ja ende nuk i ka caktuar emrat e ministrave!

agim veliuAnëtari i kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, që njëherësh është pjesë e bisedimeve të liderit Isa Mustafa me liderët tjerë politik për arritjen e marrëveshjes, në një deklaratë për gazetën “Botapress”, konfirmon se ende nuk dihet se cilat ministri do t’i takojnë LDK-së.
“Nuk dihet ende cila ministri do t’i marrim. Por ne e kemi marrëveshjen sipas së cilës do të bëhet ndarja e ministrive edhe në bazë të fuqisë elektorale, por edhe në bazë të programit, por ne synojmë t’i kemi disa prej ministrive kryesore”, tha Veliu.

Ai përgënjeshtron shkrimet në media sipas të cilave LDK-ja tashmë ka caktuar emrat e disa ministrave, duke thënë se asnjë emër i asnjë kandidati nuk është në tavolinën e LDK-së.

Sipas tij kur të vije koha te përzgjedhja e emrave, ata do të diskutohen në Kryesinë Qendrore, e pastaj “bekimin” do ta marrin edhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Krejt janë spekulime të mediave. Kryesia e LDK-së ende nuk ka diskutuar për emra. Ende nuk është biseduar as për ministri. Nuk dihet ende se kush me çfarë ministri do të udhëheq. Krejt ato që janë shkruar janë spekulime, dhe në fund të krejt këtij procesi duhet të vendos Këshilli i përgjithshëm. LDK pasi t’i diskutoj emrat në Kryesi, ka vendosur që ta thërras KP-në dhe aty të merret vendimi”, ka deklaruar Veliu. /botapress/

Më Shumë

Prizren/ Mungesë e pesë fletëve të votimit në një qendër votimi

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Prizren,Afrim Tartallari, ka bërë të ditur se janë hasur disa mungesa në momentin...

Nëna raporton zhdukjen e djalit në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukjeje të raportuar në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, rasti është evidentuar më 8 tetor 2025 në rrugën...

Lajmet e Fundit