12.2 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Zgjedhja e Qeverisë mund të zgjasë deri në vjeshtë

KuvendiKosoves5-27Kosova mund të hyjë në vjeshtë pa një Qeveri të re. Procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe ato për formimin e Qeverisë, mund të marrin deri në 4 muaj.
Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur të hënën që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret për 17 korrik.

Nga kjo datë presidentes nis t’i rrjedhë koha për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Por, mund të aplikohet pauza nëse edhe çështja e kryeparlamentarit bëhet lëndë e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Koha Ditore.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka dy pretendentë për të marrë postin e kryeparlamentarit: koalicioni parazgjedhor i PDK-së, që në zgjedhje ka fituar më së shumti vota (37 deputetë) dhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, që bashkërisht kanë diku rreth 10 për qind më shumë vota sesa subjekti fitues (47 deputetë). Të dyja palët kanë theksuar se do t’i drejtohen gjykatës, në rast se dëmtohen gjatë seancës konstituive.

Më Shumë

Bero Kingdom triumfon në Prizren

Qyteti i Prizrenit ishte destinacioni i radhës, ku është mbajtur turneu i Alley Oop në 3x3. Në turneun e zhvilluar në Prizren kanë marrë pjesë...

Oliver Jens Schmitt merr titullin “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Akademiku Oliver Jens Schmitt të enjten është nderuar me titullin e lartë “Dr. Honoris Causa” në ceremoninë e mbajtur në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin...

Lajmet e Fundit