Bardhyl Mahmuti: Maqedonia është shndërruar në “burg të përjetshëm” për shqiptarët

Bardhyl_mahmuti3Bardhyl Mahmuti nga Bashkimit Demokratik Shqiptar është shprehur se populli maqedonas nuk e ka ndërprerë asnjëherë luftën kundër popullit shqiptar dhe këtë gjë po e bën përmes pushtetit.

Duke folur për “Monstra”, Mahmuti nënvizon se ajo është vazhdë e një diktature të re në Maqedoni, e sundimit të diktaturës raciste, nacionaliste, separatiste dhe irredentiste.

Ai thotë se nën akuzën e “fondamentalizmit” dhe “terrorizmit”, shqiptarët janë vrarë, torturuar dhe burgosur.

“Në Bit Pazar, në Ladorishtë, në Gostivar, në Sopot, në Vaksincë, në Brodec, në Nerez, në Shkup, në Tetovë dhe shumë “Pavione” të «Burgut Maqedoni», shqiptarët, autokton të këtij shteti, janë shndërruar në popullin më të diskriminuar dhe më të varfër të Evropës. Sikurse të burgosurit e Idrizovës, shqiptarët në «Burgun Maqedoni» janë të shtrënguar të jenë të uritur si ata që bëjnë greve urie! Shqiptarët në «Burgun Maqedoni» vriten, plagosen, rrihen, keqtrajtohen, poshtërohen edhe pse mund të ketë ministra e zëvendësministra të përkatësisë shqiptare, shefa policie e policë të përkatësisë shqiptare…! “, thotë ndër të tjera Bardhyl Mahmuti.

Ai shprehet se ky është një rast ky faktori shqiptar në Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri duhet të jetë në kohezion total për të dëshmuar kapacitete të koordinimit në interes të kësaj pjese të popullit shqiptar që përjeton terrorin shtetëror!

Mahmuti vlerëson se me shqiptarët e Maqedonisë po luhet një tjetër tragjedi në mes të Evropës.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit