20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Fjalën për Kryeparlamentarin e ka KP i LDK’së

ArbenGashi-LDKArben Gashi ka plotësuar sot formularin e regjistrimit të Deputetit në Kuvendin e Kosovës, duke u shënuar në përkatësinë politike si LDK-AAK-Nisma.

Ndonëse ky formular nuk nënkupton regjistrimin e Grupit Parlamentar, por vetëm regjistrimin individual të deputetëve, përfaqësuesit e partive që tashmë kanë arritur Koalicionin Opozitar kanë deklaruar gjatë ditë së sotme e ana ligjore ua mundëson krijimin e grupit të përbashkët parlamentar.
Ndërsa, Isa Mustafa, sipas Marrëveshjes së Koalicionit, do të jetë i propozuari për Kryetar të Kuvendit.

Mirëpo, siç raporton Kosovapress, Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se ende nuk kanë vendosur në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së se kush do të jetë Kandidat për Kryeparlamentar.

Kështu, me këtë deklaratë, Arben Gashi nuk e ka konsideruar si fakt të kryer kandidaturën e shefit të tij, Isa Mustafa.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së pritet të mblidhet nesër, në orën 16:30, ku do të diskutohet Marrëveshja e Koalicionit Opozitar, e cila postin e Kryeministrit ia ka dhënë liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, ndërsa Isa Mustafës ia ka rezervuar postin e Kryeparlamentarit, por që nuk dihet me siguri të plotë nëse do të mund ta marrë atë.

Arben Gashi, i cili ka fituar mandatin e dytë radhazi, ka thënë se ai është regjistruar sipas vendimit të Grupit Parlamentar të LDK’së, i cili është LDK-AAK-Nisma, ndonëse, sipas tij, ai ka opinionet e tij rreth këtij vendimi, por e ka respektuar atë.

Regjistrimi i deputetëve ka filluar dje me deputetët e PDK’së, ka vazhduar sot me deputetët e LDK’së dhe AAK’së, ndërsa nesër do të regjistrohen deputetët e Vetëvendosjes, Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë./politiko.net/

Më Shumë

Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit