Ja çfarë tha Thaçi pasi lëshoi sallën!

Thaci14-17aKreu i PDK-së, Hahsim Thaçi, ka spjeguar arsyen se pse ka lëshuar sallën, derisa po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritej të përcaktohej rendi i ditës për seancën e 17 Korrikut.
Fjalimi i Thaçit:
Seanca e ardhshme është një seancë në të cilën duhet të respektohen rregullat. Gjithashtu për seancën e radhës, ne duhet të kemi formimin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Caktimi ka shkuar duke u respektuar vullnetin e qytetarëve ndaj ne kemi nga sekretariati caktimin e ulseve, në përputhshmëri me ligjet dhe legjitimiteteve. Çdo vrull tjetër I muskujve politikë, bjen në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Sot kishte devijim të plotë nga rendi i ditës, kishte tendencë për ta shkelur ligjin dhe rregulloren.
Nuk do të lejojmë që një grumbull muskujsh politik të humbur të shkelin Kushtetutën dhe ligjet.

Në kohën që tashmë kishte filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të vjetër, ku pritej që prezentë të jetë edhe kreu I PDK-së, Hashim Thaçi, ky I fundit e ka lëshuar mbledhjen.
Indeksonline mëson se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, fillimisht kishte shkuar në këtë mbledhje, por që më pas ka braktisur atë./Indeksonline/

Ka filluar mbledhja e kryesia së Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, në orën 11:00.
Prezentë do të jenë përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandate në Kuvend, për të caktuar rendin e ditës për seancën e 17 korrikut kur edhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri, ku pritet të përcaktohet agjenca e seancës konstituitive të legjislaturës së re.
Në këtë mbledhje, do të ballafafaqohen për herë të parë, liderët e kolaicionit opozitar me kreun e PDK-së, hashim Thaçin

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit