14.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Aroma e trupit nxitëse seksuale

cifti 10A e dini se aroma e trupit të partnerëve luan një rol të rëndësishëm për jetën seksuale?

Meshkujt i përmbahen të pamurit dhe asaj çka shohin tek partnerja, dhe femrat i përmbahen emocioneve dhe fjalëve që dëgjojnë nga partneri. Kjo dëshmohet në shumë artikuj ku jepen këshilla për një jetë më të mirë në çift. Por a e dini se aroma e trupit të partnerëve luan një rol të rëndësishëm për jetën seksuale?

Ekspertët suedez kanë pohuar hulumtimet e tyre se meshkujt që lindin pa shqisën e nuhatjes kanë numër më të vogël të partnerëve seksualë. Ndërsa për femrat nuk vlen e njejta gjë, ato femra që vuajnë nga mungesa e shqisës së të nuhaturit, në një masë të madhe ndjehen të pasigurta në marrëdhëniet e tyre.

Hulumtuesit në Universitetin e Gothenberg-ut në lidhje me shqisën e nuhatjes theksojnë se personat që janë të privuar nga kjo shqisë, padyshim që “kanë humbje të sinjaleve emocionale gjatë gjithë jetës së tyre”.

Psikologu Ilan Croy, udhëheqës i punimeve të publikuara në revistën ‘Psikologji biologjike’ rezulton në mendimin se njerëzit që nuk posedojnë shqisën e nuhatjes, humbasin vetëbesimin dhe nuk janë të gatshëm për të pushtuar zemrat e femrave. Kur bëhet fjalë për femra, shqetësimi apo ankthi social mund të përfundojë në lidhje të pasigurta.

Studimet tregojnë se njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme përcjellin emocionet përmes shqisave. Një shkrim holandez i botuar në gazetën ‘Shkenca psikologjike’ tregon se frika është bartëse apo ngjitëse, ndërsa pohohet nga ekspertët se njerëzit dijnë të dallojnë dhe të intrigohen nga aroma të posaçme trupore, gjë që mund të ndikojë në masë të madhe në përzgjedhjen e partnerit.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e...

Lajmet e Fundit