14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Tre goditjet e amerikanëve kundër Thaçit… dhe një buzëqeshje e ngrirë e tij!

hashhaaPas takimit me të famshmem Victoria Nuland, Kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook ka postuar këtë tekst:

“Sot pata kënaqësinë të prisja në takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, mikeshën time të vjetër zonjën Victoria Nuland. Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon dhe i theksova që Kosova do u përmbahet angazhimeve të ndërmarra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe do vijojë më tutje me dialogun. Ajo është një mbështetëse e hershme e çështjes së Kosovës dhe mes të tjerave, gjatë bisedës kujtuam bashkëpunimin tonë gjatë fundit të viteve të 90-ta. HTH”

Në fakt, buzëqeshja e tij e ngrirë vjen pas tre goditjeve të zyrtarëve të lartë amerikan(e).
E para ishte kur Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Tracey Jacobson, me datën 4 Korrik të këtij viti haptazi refuzoi të merrte fjalën e rastit në hapjen e punimeve të Autostradës në drejtim të Shkupit nga kompania Bechtel Encka.
E dyta goditje i ngjau po të njejtën ditë, pra me 4 Korrik, në Rezidencën e Ambasadores Amerikane ku në prani të qindra mysafirëve u shënua Pavarësia e shtetit mik me ç’rast Jaboson në fjalën e saj përshëndetëse të gjithë mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje… dhe përmendi vetëm Presidenten Jahjaga. Por jo edhe Kryeministrin në shkuarje, Thaçin.

Goditja e tretë, Thaçit i ngjau sot, me datën 13 Korrik, ku Victoria Nuland nuk pranoi jo vetëm që të prononcohet për media pas takimit me Thaçin, por çfarë është mëse e rëndësishme, nuk pranoi as të citohet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në ikje.
Prandaj e tëra që Thaçit sot i mbeti të bënte ishte që ta bënte një manifest politik nga prizmi i tij partiak- si dhe kjo foto me këtë buzëqeshje të ngrirë. Pas tre goditjesh brenda vetëm 10 ditëve nga miqtë amerikanë të Kosovës! /Gazeta Blic

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Lajmet e Fundit