10.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

E hapur për ‘Playboy’-in

Kate UptoKate Upton nuk i ka thënë ende “Jo” “Playboy”-it.Bukuroshja 22 vjeçe është paraqitur në një ngjarje të revistës “GQ” në Londër dhe me këtë rast ka zbuluar disa informata, të cilat me siguri se do të gëzojnë fansat e saj.

Upton, e njohur për trupin e saj shtatderdhur, e ka pranuar se ekziston një mundësi për ta bërë një seancë të nxehtë fotosh për revistën erotike të Hugh Hefner.

“Nuk më pëlqen të them kurrë. Pasi ekzistojnë rrethana se mund të bëj gati çdo gjë, nëse kjo më inspiron dhe mendoj se është ‘cool’, atëherë mund ta bëj”, ka thënë ajo. Mirëpo, ajo ka dashur të sqarojë gjërat.

“Por momentalisht, në këtë pikë të karrierës sime, nuk do të pozojë për ‘Playboy’”, ka thënë ajo. Edhe pse ajo nuk do të shfaqet tërësisht e zhveshur në një të ardhme të afërt, modelja e “Sports Illustrated” u ka dhënë fansave të saj një shenjë se çfarë mund t’i pret, duke postuar një foto në “Instagram”.

Upton ka pozuar gjysmë lakuriqe e mbështjellë me një çarçaf, duke pozuar në mënyrë joshëse para kamerës. Nën këtë foto shkruante: “nuk është përpunuar, sepse jam në një ndriçim mahnitës”.

Ajo gjithashtu ka folur se çfarë i duket atraktive tek një mashkull dhe del se ajo më së shumti e pëlqen vetëbesimin.

“Mendoj se një mashkull, i cili hyn në një dhomë me vetëbesim është diçka mahnitëse”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit