Luftë me sëpata mes dy familjeve në Malishevë, 11 të arrestuar

PoliciaKS-prangatNjë konflikt mes dy familjeve në Temeqinë të Malishevës, ku janë përdorur sëpata dhe gjësende tjera të forta, ka rezultuar me disa të lënduar dhe 11 të arrestuar nga policia.

Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se dje në orët e pasdites ka ndodhur një konflikt mes familjeve Zabelaj dhe Bytyqi në Temeqinë të Malishevës, ku si pasojë dy persona janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të plagëve.

Zëdhënësi i policisë së Prizrenit Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net, se motivi i konfliktit dyshohet të ketë qenë i aty për atyshëm, shkaku i një rrahje të fëmijëve mes vete.

Njësite të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar 11 të dyshuar nga të dy familjet.

Sipas hetimeve të para dyshohet se një zënkë ka përfunduar në lëndime trupore ku janë përdorë një sëpatë, shkopinj druri e gjësende tjera.

Gjithashtu, njëri nga të dyshuarit ka shkrehur me armë zjarri në ajër. Pistoleta është sekuestruar nga policia.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit