8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kurti: Nuk do të votojmë asgjë pa marrëveshje

Kurti-Haradinaj14-14Takimi në mes të tri partive të bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar pa marrëveshje. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për takime tjera.

Pas takimit në mes të liderëve të tri partive të bllokut opozitar dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj të fundit, Albin Kurti, ka deklaruar për media se nuk është arritur pajtim me opozitarët për pikat që u janë parashtruar nga subjekti i tij politik.

“Sot e patëm takimin e radhës, dhe mund të them se përafrimet e mëhershme nuk kanë pasur avancime të mëtutjeshme. Ekziston një shpërputhje midis dakordimeve verbale, deklarative të bëra më herët dhe gatishmërisë për t’i vënë këto në letër, në një tekst të shkruar dhe për t’i nënshkruar në fund”.

“Pra, mund të them se ka ngecje në përafrimet e mëhershme të cilat mund të shpijnë në një marrëveshje. Nuk ka marrëveshje me koalicioni LDK-AAK-Nisma”.

“Nuk jemi pajtuar për pikat e privatizimit dhe dialogut me Serbinë. Mund të ketë edhe një takim gjatë ditës së sotme”.

Kurti ka bërë të ditur se pa marrëveshje, VV nuk do të votojë qeverinë e opozitës dhe as kryeparlamentarin.

“Përderisa e kemi këtë situatë, Vetëvendosje nuk mund ta votojë dhe nuk do ta votojë propozimet të cilat do të dalin në Kuvend gjatë seancës konstituive të së enjtes, përkitazi me kryeparlamentarin”.

“Së pari duam një marrëveshje të plotë dhe së dyti vetëm kur realizohet kjo marrëveshje, ne do të mund të kalojmë tek votimet e deputetëve tanë në Kuvend”.

“Shpërputhjet kanë të bëjnë lidhur me çështjen e dialogut dhe çështjen e privatizimeve. Kemi pasur më herët dakordime dhe përafrime verbale, por, të cilat sot, nuk arritëm ende që t’i bëjmë marrëveshje si tekst i shkruar që do nënshkruhej prej nesh. Mbase do të ketë edhe një takim sot”.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit