12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Sot merret vesh se çfarë ka gjetur Williamson për krimet e luftës ne Kosovë

Clint Williamson-prokurori amerikanPas tri vjet hetimesh, kryeprokurori amerikan, Clint Williamsen do të publikojë sot në Bruksel, raportin e tij lidhur me pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, lidhur me trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së.

Willimason raportin e tij e publikon në ora 10:30 në një konferencë për media.

Kryeprokurori i Task-forcës speciale, ka disa ditë që e ka përfunduar hetimet, ndërsa mediet kanë raportuar se ai nuk ka gjetur asnjë fakt se ka pasur trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në veri të Shqipërisë nga ana e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo siç kanë thënë mediet në Prishtinë, në Kosovë ka pasur serbë, civil të vrarë dhe të zhdukur, prandaj disa ish-eprorë dhe guerilë të ish-UÇK-së, mund të përballën me drejtësinë nën akuzën për krime të luftës.

Siç raporton “Koha ditore” nga hetimet e Willimase mund të akuzohen disa eprorëve të UÇK-së nën dyshimin për zhdukjen e disa serbëve në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Këta ish-guerilë nuk do të akuzohen derisa nuk do të nisë punën Gjykata për Krime të Luftës.

Siç thuhet më tej në këtë medium, aktakuza përfshinë vrasjen e civilëve, torturim dhe mbajtjen e tyre në kushte çnjerëzore, por jo edhe heqjen e organeve, siç e ka përmendur senatori zviceran Dick Marty në raportin e tij.

Aktakuza do të ketë përgjegjësi individuale dhe jo komanduese.

Prokurori Williamsen ka rreth tri vjet që i ka nisur hetimet për të vërtetuar akuzën më të rëndë që i është bërë UÇK-së nga ndërkombëtarët, atë për trafikim organesh. Edhe ish guerilët e UÇK-së, por edhe përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, kanë kërkuar që sa më parë të hidhet dritë mbi një akuzë që dëmton edhe imazhin e Tiranës zyrtare.

Më Shumë

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Delirium

Lajmet e Fundit