Qeveria: Po adresohen përgjegjësitë individuale dhe po u jepet fund akuzave të padëshmuara

QeveriaKosoves-NdertesaQeveria e Kosovës e ka vlerësuar raportin e Prokurorit Williamson, duke e quajtur si hap të rëndësishëm drejt përcaktimit të përgjegjësive individuale dhe përfundimin akuzave të padëshmuara.

Lexojeni të plotë reagimin e Qeverisë në largim:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë në konsideratë deklaratën e sotshme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese (TFSH) të BE-së rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës të shkruar nga Dick Marty në janar 2011.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdon bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund. Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për t’i adresuar këto çështje. Kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Williamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimeve Evropiane dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit