27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

“Dita zë fill” i Gentian Koçit në Sarajevë

Gentian KoçiProjekti i parë për film artistik i Gentian Koçit hyn në tregun e Festivalit të Sarajevës mes shumë konkurrentëve nga Evropa Juglindore. Filmi është një dramë sociale që në thelb jep ndarjen e thellë dhe të shpejtë klasore që ka pësuar shoqëria shqiptare

Tregu i bashkëprodhimit filmit Cinelink, më i madhi i Evropës Juglindore që mbahet në ditët e festivalit të Sarajevës 20-23 gusht, është hap i rëndësishëm për projektin “Dita zë fill” i Gentian Koçit. Skenari i tij i parë për film të gjatë, është ndër 14 projektet e zgjedhur midis 200 pretendentëve.

Histori e mirë që të flasë me gjuhë moderne, janë çka përzgjedhësit në Cinelink duan të mbështesin, me perspektivë përfaqësimin në festivalet e kategorisë A ku kriter mbi të tjerë është niveli artistik. Ndër 14 projektet vërejmë edhe emra si ai i rumunit Kristian Munxhu fitues i palmës së artë në Kanë.

Historia e Gentian Koçit flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune në një mjedis pasanikësh të rinj.
Me pak aktorë, e ambientuar në interierë, kjo dramë sociale do të ketë fytyrën e aktores Luli Bitri.

Ndërkohë që producenti shtetëror, Qendra Kombëtare e Kinematografisë brenda shtatorit, duke kapur edhe kohën e humbur të dy viteve të fundit, do të ketë një përgjigje për kineastët në proces ku hyn edhe Koçi.

Pas dy filmave të shkurtër dhe dokumentarit “S’është lavazh” me qarkullim të mirë në festivale ndërkombëtarë, projekti i ri i Koçit po ndjek rrugën e kërkimit të producentëve të huaj. / KultPlus.com

Më Shumë

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Lajmet e Fundit