Avioni, ekspertë rusë në hetimet ndërkombëtare

avioni i rrezuarEkspertët rusë synojnë të vizitojnë vendin e rrëzimit të avionit malajzian në Lindje të Ukrainë, gjatë së enjtes, për të ekzaminuar mbetjet, së bashku me hetuesit ndërkombëtarë, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar Autoritetin rus të Aviacionit Civil.

“Ekspertët rusë kanë ndërmend të takohen me kreun e komisionit hetimor si dhe të dorëzojnë të gjitha materialet, që lideri i komisionit kishte kërkuar më parë”, citohet një deklaratë e Agjencisë Federale të Transportit Ajror, nga Interfax.

“Sot (e enjte), përfaqësuesit rusë do të përpiqen të hyjnë në zonën e rrëzimit të ‘Boeing 777’ dhe, së bashku me specialistët e komisionit hetimor ndërkombëtar, të ekzaminojnë gjendjen e mbetjeve të avionit në vendngjarje”, thuhet më tej.

Ekspertët rusë të aviacionit kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, përpara se të vizitojnë vendin e rrëzimit të fluturimit MH17, në territorin e zotëruar prej rebelëve.

Qeveria e Ukrainës ka deklaruar një pushim 1-ditor të operacioneve ushtarake të saj kundër rebelëve pro-rusë, për t’u lejuar hetuesve të mbërrijnë në vendngjarje.

Avioni i “Malaysia Airlines” dyshohet të jetë qëlluar nga rebelët me një sistem raketa-hedhës të furnizuar nga Rusia, duke shkaktuar 298 viktima.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit