6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

UET Press denoncon piratimin e librit të Blushit, strategji për të luftuar fenomenin

UntitledPara një jave u bë i njohur botimi pirat i veprës së shkrimtarit Ben Blushi, “Hëna e Shqipërisë”, çështje për të cilën Shtëpia Botuese UET Presss po përgatit padinë për t’iu drejtuar ligjërisht organeve përkatëse. Çështja e vjedhjes në tregun e librit shqip po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Ndaj ka ardhur koha që Shtëpitë botuese në Shqipëri të bëhen bashkë për ngritjen e një strategjie të përbashkët kundër piraterisë së librit. Kjo thirrje vjen nga drejtoresha e Botimeve UET Press, Valbona Nathanaili, e cila ka reaguar dje në një konferencë për shtyp duke iu referuar rastit më të fundit; piratimi i librit “Hëna e Shqipërisë”, me autor Ben Blushi.

“Para pak ditësh, UET Press ka konstatuar se një nga botimet e saj dhe, konkretisht libri ‘Hëna e Shqipërisë’ është piratuar, pra shtypur, tregtuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme. UET Press, në përputhje me legjislacionin, ka një kontratë ekskluzive me autorin, Ben Blushi, për botimin dhe shpërndarjen e librit ‘Hëna e Shqipërisë’. Të shqetësuar dhe alarmuar për ngjarjen, UET Press, mediat MAPO dhe departamenti ligjor pranë Universitetit Europian të Tiranës kanë përgatitur padinë dhe do t’u drejtohen organeve përkatëse. Piratimi i librit ‘Hëna e Shqipërisë’, botim i UET Press, është bërë për synime të pastra përfitimi në mënyrë të paligjshme, duke dëmtuar njëkohësisht si autorin, ashtu edhe botuesin; duke dëmtuar shtetin, që nuk merr taksat për fitimin; duke dëmtuar lexuesit, që merr në dorë një botim jo cilësor dhe të deformuar; duke dëmtuar tregun, në të cilin mbivendosen mallra origjinale e skarco; duke dëmtuar shoqërinë, e cila infektohet me akte të shkeljes së të drejtave të autorit. U bëjmë thirrje kolegëve tanë, shtëpive të tjera botuese, të kontribuojnë në ngritjen e një strategjie të përbashkët kundër piraterisë së librit, të monitorojmë së bashku tregun e të vëmë përpara përgjegjësisë keqbërësit piratë. Departamentet tona të Komunikimit e të Ligjeve kanë filluar tashmë nga puna për hartimin e një strategjie. I ftojmë të jenë pjesë e vizionit tonë. U drejtohemi të gjitha institucioneve përgjegjëse shtetërore, Ministrisë së Kulturës dhe Zyrës Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorëve, për të bashkëpunuar e mbrojtur autorët, punën dhe pasurinë e tyre, për të ndikuar secili, me autoritetin dhe pushtetin që ka në luftën kundër kësaj dukurie të shëmtuar, të paligjshme dhe jo të moralshme. Kjo është një betejë që duhet ta fitojmë, betejë që bëhet akoma më emergjente po të kemi parasysh qarkullimin së shpejti edhe tek ne të librit elektronik shqip. UET Press i bën thirrje medias t’i bashkohet përpjekjeve të botuesve për të ndihmuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbrojtjen e punës dhe krijimtarisë së të gjithë autorëve. Ne nuk mund të abuzojmë me besimin që lexuesi ka te ne. UET Pres nuk do të lejojë që të abuzohet me punën dhe veprën e krijuesve. Duam të sigurojmë lexuesin shqiptar se botimet ‘UET Press’ janë cilësore, me përmbajtje interesante e çmime të përballueshme dhe se librat tanë mund t’i gjejnë pothuaj në çdo librari, sikundër në Bibliotekën Kombëtare dhe bibliotekën pranë UET”, – u shpreh Nathanaili.

Jo kaq nga dëshira, sesa nga fakti se fjalën e fundit pritet ta thotë prokuroria, së cilës do t’i dërgohet shumë shpejt dosja e rastit të piratimit “Hëna e Shqipërisë” të Ben Blushit. Pavarësisht seminareve, fushatave të ndërgjegjësimit që zhvillohen çdo Panair Libri, apo në Ditën Ndërkombëtare të Librit, libri shqip vazhdon të jetë i mbërthyer në rrethin vicioz të shumëfishimit të paligjshëm ku prej 10 vitesh ka rënë keqazi. Akuza ka patur shumë këto 14 vjet, është ngritur zëri, janë dërguar dosje e ankesa në Zyrën Shqiptare të së Drejtës së Autorit; shumë akuza për konkurrencë të pandershme ka patur, por kjo çështje duket se nuk gjen zgjidhje. Biblioteka Kombëtare vazhdon të pajisë me ISB çdo libër, pa pyetur është apo jo i piratuar. Libraritë vazhdojnë të shesin libra të piratuar pa e vrarë mendjen se kush dëmtohet. Botuesit, edhe pse e dinë që librat e piratuar dëmtojnë edhe rregullat më minimale të tregut të lirë, dëmtojnë edhe veprimtarinë serioze e ligjore të botuesve profesionistë, janë dorëzuar hajdutëve të librit. Këta të fundit kanë arsye që ta ndjejnë veten fitues. Ndaj, drejtuesit e UET Pres mendojnë se këtij fenomeni i vihet barrierë vetëm nëpërmjet një strategjie të mirëmenduar dhe të mirëndërtuar.

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit