12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ami rikthehet në “Dancing”, Alketa i bën konkurrencë me “Dance with me”

46525_5Lajme të reja nga bota e televizionit kanë nisur të qarkullojnë qysh në muajin gusht. Risitë që do të shohim në ekranet shqiptare gjatë shtatorit me nisjen e sezonit të ri televiziv pritet të jenë të shumta. Kështu, treshja e prezantueseve Amarda Toska, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani, megjithëse janë shfaqur vazhdimisht teksa pushojnë në vende të ndryshme, mendjen e kanë pasur tek puna. Shumë do të gëzohen me nisjen e sezonit të ri, duke marrë përsipër poste të rëndësishme në ekranet shqiptare. Por do të ketë dhe nga ata, të cilëve karriera do t’iu pësojë luhatje për shkak të largimeve nga një media në një tjetër. Ne të “Bluetooth” premtojmë se do t’ju mbajmë të informuar gjatë këtyre javëve duke sjellë tek ju çdo të re që ndodh në televizionet tona, ndaj ‘qëndroni në linjë’…

Amarda Toska i rikthehet prezantimit

Pas një pushimi të gjatë për shkak të ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, moderatorja Amarda Toska duket se është gati për një ‘sulm’ të ri. Burime tonat na kanë njoftuar se Ami do t’i rikthehet prezantimit të “Dancing With The Stars”, edicioni i pestë i të cilit pritet të fillojë shpejt sivjet. Kështu, mami i Joelit në shtator pritet të shfaqet në ekranin e “Vizion Plus” nën drejtimit e spektaklit gjigant, ku kërcejnë yjet e showbiz-t shqiptar, sezoni i fundit i të cilit u prezantua nga dyshja simpatike Jonida Maliqi& Armina Mevlani. Ende nuk kemi informacione nëse producentët do t’i qëndrojnë besnikë formulës së vjetër, duke lënë sërish Ermal Mamaqin si partner të Amit.

Alketa dhe Vera, gati për “Dance With Me”

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, tashmë janë shndërruar në një garanci suksesi me spektaklet e tyre. Pas disa edicioneve të talent ‘show’-t “X Factor” në televizionin “Klan”, ato kanë vendosur të sjellin një tjetër ‘show’ me përmasa të mëdha në të njëjtin ekran. Bëhet fjalë për formatin “Dance With Me”, një formulë e ngjashme me atë të “Dancing With The Stars” që jemi mësuar të shohim deri më tani. Por në këtë rast ndryshimi është se yjet do të mësojnë të vallëzojnë me njëri-tjetrin e jo me balerinë profesionistë. Sipas zërave që kanë ardhur deri në redaksinë e “Bluetooth”, Vera dhe Alketa kanë arritur të bindin emrat më të famshëm të momentit për t’i bërë pjesë të spektaklit të tyre.

Arbana Osmani vjen në orët e vona me një ‘talk show’

Ne jemi mësuar që ‘talk show’ i orëve të vona në “Top Channel” është ai i Alban Dudushit, por duket se sivjet do të ketë ndryshime. Kemi mësuar se moderatorja Arbana Osmani po përgatitet për të qenë nën drejtimin e një emisioni me biseda e të ftuar, që flitet se do të transmetohet rreth orës 23:00 në këtë kanal televiziv. Nuk mund të themi akoma se ç’do të ndodhë me Dudushin dhe a do të ketë një sezon të radhës të reality ‘show’-t “Big Brother”, të cilin Osmani e prezanton qysh prej vitit të parë. Na mbetet dhe ca për të zbuluar.

Zefina Hasani nga “Big Brother”, në “The Voice”

Edicioni i shtatë i ‘reality show’-t “Big Brother” mbante firmën e autores së re Zefina Hasani, e cila drejtoi për herë të parë këtë format. Në vitet e mëparshme “Big”-u është drejtuar nga një tjetër autor ‘veteran’ i “Top Channel”, Rezart Aga. Mirëpo duket se drejtuesit e këtij televizioni janë të kënaqur me punën e Zefinës, ndaj sipas informacioneve që kemi, ata ia kanë besuar asaj edhe ‘talent show’-n “The Voice Of Albania”. Madje ne kemi dëgjuar edhe se autorja po përpiqet të bindë emra shumë të famshëm të tregut muzikor, për t’i marrë në juri.

Ulpiana Lama ikën nga “Top Channel”

Prezantuesja e programit “Pasdite në Top Channel”, Ulpiana Lama është larguar nga detyra e saj. Pas disa vitesh në krye të këtij formati, ajo nuk do të jetë më. Nuk e dimë nëse ky ka qenë një vendim i vetë moderatores, apo një urdhër i shefave të saj. Po ashtu edhe emri i ri që do të vendoset nën drejtimin e këtij emisioni vazhdon të mbetet mister.

Më Shumë

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Lajmet e Fundit