Ebola, pezullohen fluturimet

British AirwaysNjë linjë e dytë ajrore ka pezulluar fluturimet në pjesë të Afrikës Perëndimore, për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të Ebolës në rajon.

British Airways tha sot se po pezullon fluturimet në Liberi dhe Sierra Leone për shkak të “keqësimit të situatës së shëndetit publik në të dyja vendet”. Agjencia tha se pezullimi do të vazhdojë deri më 31 gusht, raporton VOA.

Tre vendet janë në qendër të epidemisë së Ebolës që ka shkaktuar vdekjen e afro 900 vetëve në rajon këtë vit.

Dje vonë, Banka Botërore u angazhua të japë 200 milionë dollarë për të ndihmuar Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të përmirësuar sistemet e shëndetit publik dhe për të ndihmuar komunitetet të përballojnë ndikimin ekonomik të krizës.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Lajmet e Fundit